Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në kabinetin e tij karateistët e rinj të qytetit, të cilët u shpërblyen me mirënjohje për sukseset e arritura në Kampionatin Shtetëror të Karatesë për Pionierë 2025.

“ Kënaqësi të prisja sot në kabinetin tim karateistët e rinj të qytetit, që na bëjnë çdo ditë krenarë.
Me këtë rast, i dekorova me mirënjohje Anue Elezin, Jasin Kamberin, Gresa Sejfulin dhe Ajza Abdullahun – kampionët tanë që nga Kampionati Shtetëror i Karatesë për Pionierë 2025, i sollën medalje Gostivarit” – tha kryetari Limani.

Kryetari Limani gjithashtu ndau një pllaketë mirënjohjeje për karateistin Redon Sejfuli, për kontributin e tij të vazhdueshëm në përfaqësimin e denjë të qytetit në turne të ndryshëm.

“Përgëzime për sukseset e deritanishme, me shpresë që së bashku me çdo sportist të qytetit tonë, të arrini në piedestalin e më të mirëve!” -tha ndër të tjera kryetari Limani, duke shprehur mbështetjen e vazhdueshme për sportin në Gostivar.