Lionel Messi e gjeti veten në qendër të vëmendjes pas humbjes 2-0 të Inter Miami nga Vancouver Whitecaps në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kampionëve Concacaf 2025.

Kjo shkaktoi një reagim të dhunshëm nga Messi, i cili u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Sipas pamjeve të postuara në TikTok dhe rrjetin X, Messi u ndal kur pa fanellën dhe i nervozuar u përgjigj: “Unë jam numri një, shkoni dhe shikoni atë në Arabinë Saudite,” tha asi argjentinas, sipas Bein Sports.

Situata e pazakontë ndodhi menjëherë pas ndeshjes teksa Messi u drejtua për në dhomat e zhveshjes në stadiumin BC Place të Vankuverit, pas një nate të vështirë për Inter Miami që kërcënoi seriozisht shanset e tyre për të arritur në finale.

Kjo skenë shkaktoi reagime të ndara. Disa e mbështetën Messin, duke e konsideruar të kuptueshme reagimin e tij pas provokimit pas disfatës së dhimbshme.

Të tjerë e kritikuan duke thënë se ai duhej të kishte injoruar provokimin.