LSDM-ja akuzon: Vëllai i kryetarit të Gazi Babës kapet duke tejkaluar shpejtësinë, policia nuk e dënon

LSDM-ja sot publikoi një video për të cilën pretendon se është nga radari policor, ku shihet se si vëllai i kryetarit të komunës së Gazi Babës, Borçe Stefkovski, ngas me shpejtësi të madhe, ndërsa policia nuk e dënon.
Më 20 prill, në ora 18:30, në bulevardin “Aleksandri i Madh”, policia me radar regjistroi një automjet që po lëvizte me shpejtësi shumë më të madhe se e lejuara, një “Mini Cooper” i Dalibor Stefkovskit, vëllai i kryetarit të komunës së Gazi Babës, Borçe Stefkovski. Ai po udhëtonte me 88 kilometra në orë, edhe pse shpejtësia e lejuar ishte 50 kilometra në orë.
Plot me premtime boshe ishte Toshkovski se çdo individ do të mbajë përgjegjësi. Nëse për vëllanë e një funksionari të VMRO-DPMNE-së nuk ka përgjegjësi, çfarë mund të presin qytetarët për funksionarët më të lartë? LSDM-ja kërkon hetim për të gjithë zyrtarët policorë të përfshirë, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënësja e LSDM-së.