LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, se i mbrojnë funksionarët e VMRO-DPMNE-së. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, thotë se funksionarët e pushtetit bëjnë çfarë të dëshirojnë pa asnjë përgjegjësi, ndërsa thotë se me vmro-në në pushtet, në vend mbizotërojnë pandëshkueshmëria dhe qasja selektive. LSDM publikoi edhe një video ku shihet se si një funksionar i DPMNE-së vozit në rrugët e kryeqytetit me shpejtësi më të lartë se e lejuara dhe akuzojnë se i njëjti nuk është sanksionuar për këtë vepër. /Alsat.mk

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume