Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se një armëpushim në Ukrainë duhet të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur dhe se nëse Rusia vazhdon të vonojë dhe refuzojë paqen, duhet të pasojnë veprime vendimtare.

Macron vuri në dukje se pothuajse një muaj më parë, Ukraina pranoi propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar 30-ditor.

“Ndërsa ne po punojmë me të gjithë partnerët tanë për të siguruar paqen, Rusia vazhdon luftën e saj me intensitet të ri, duke shpërfillur civilët. Këto sulme ruse duhet të ndalen. Një armëpushim duhet të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe veprime të forta duhet të pasojnë nëse Rusia vazhdon të pengojë dhe refuzojë paqen”, tha Macron.