Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 4 turistëve çek të cilët mbetën të bllokuar gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, 4 turist çek, ishin bllokuar, gjatë eksplorimit në natyrë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 4 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët çek kanë falenderuar shërbimet e Policisë, për ndihmën dhe profesionalizimin e treguar.

Policia e Tiranës fton qytetarët dhe turistët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm.