Në vendkalimin kufitar Tabanoc në fundjavën kanë hyrë dhe kanë dalë afro 37.000 shtetas të Maqedonisë, ndërsa në të njëjtën periudhë kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 32.000 shtetas të huaj, njoftojnë sot nga MPB.

Ata informojnë se në periudhën nga 11 prilli deri më sot kanë hyrë 23.139 shtetas të Maqedonisë, ndërsa janë larguar 13.845.

Në të njëjtën periudhë kanë hyrë 19.679 shtetas të huaj dhe janë larguar 12.891.

Para fundjavës së pushimeve, qytetarët e Maqedonisë që punojnë në vendet e Evropës Perëndimore filluan të kthehen. Shumica prej tyre kthehen pak para Pashkëve për të kaluar pushimet me familjarët e tyre.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume