Janë mbyllur edhe pjesët e para të ndeshjeve të dyta të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Gjatë natës së sotme po zhvillohen dy ndeshje: Aston Villa – PSG dhe Dortmund – Barcelona.

Në Birmingham, pas 45-minutëshit të parë, Aston Villa po mposhtet 2-1 nga PSG-ja.

Ky i fundit arriti të shënojë dy gola përmes dy mbrojtësve anësorë, Achraf Hakimi (11’) dhe Nuno Mendes (28’).

Vendasit arritën që ta ngushtojnë epërsinë në një gol, pasi Youri Tielemas shënoi – pak me ndihmën e Pachos – në minutën e 35-të.

Rezultati i përgjithshëm është 5-2 për PSG-në.

Në anën tjetër, në Gjermani, Dortmundi po avancon 1-0 ndaj Barcelonës.

Ishte Serhou Guiraassy që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 10-të.

Rezultati i përgjithshëm aty është 4-1 në të mirë të Barçës.