Me anë të përdorimit të forcës e kanë marrë bashkëshorten e pakurrorëzuar 32-vjeçare të djalit , arrestohen tre persona në Strumicë

Më 06.04.2025, në ora 14.40, në një fshat të rrethit të Berovës, nëpunësit policorë të NJPB Berovë i privuan nga liria G.А.(37), B.Ç.(23) dhe 60-vjeçaren R.GJ., të tre nga Strumica, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se nga shtëpia familjare e D.V.(59) nga Dellçeva me anë të përdorimit të forcës e kanë marrë bashkëshorten e pakurrorëzuar 32-vjeçare të djalit të tij dhe me automjetin e pasagjerëve „audi“ me targa regjistrimi të Strumicës janë larguar nga vendngjarja. Për ngjarjen u njoftua prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Koçan dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës. TS