Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka shprehur zhgënjim të thellë për vendimin e gjykatës në Tetovë, ku një person që mori jetën e një të riu u dënua me vetëm dy vjet burg. Mickoski theksoi se ky vendim është një goditje për drejtësinë dhe kërkoi që Këshilli Gjyqësor të ndërmarrë masa ndaj gjyqtarit që e mori këtë vendim.

“Populli është i shokuar nga dënimi i fundit në Tetovë. I pandehuri, që mori jetën e një të riu, pasi Gjykata e Aepilit t i uli dënimin në dy vjet, ndërkohë që Gjykata e Lartë anuloi të dyja aktgjykimet dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim. Gjykata e Tetovës i shqiptoi dënimin prej dy vjetësh një personi që mori jetën e një të riu 22 vjeçar,” tha Mickoski.

Ai shtoi se kjo nuk është drejtësi dhe se sistemi i drejtësisë ka dështuar. Mickoski kërkoi publikisht nga Këshilli Gjyqësor që të rishqyrtojë punën e gjyqtarit që ka marrë këtë vendim.

“Si njeri dhe si prind, jam thellësisht i zhgënjyer nga ky vendim. Kjo nuk është drejtësi dhe ky është një dështim i sistemit. E di që disa mund të mërziten me këtë deklaratë, por publikisht kërkoj nga Këshilli Gjyqësor të rishqyrtojë punën e gjyqtarit që e mori këtë vendim,” përfundoi ai.