Mickoski: Kufiri nuk duhet të jetë mur, por duhet të jetë urë e përbashkët që lidh njerëzit, idetë dhe mundësit

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në fjalën e tij gjatë vendosjes në funksion të sistemit “One Stop Shop” mes Maqedonise së Veriut dhe Kosovës tha se kufiri nuk duhet të jetë mur, por duhet të jetë urë që lidh njerëzit, idetë dhe mundësit. Mes tjerash Mickoski potencoi se kur ka vullnet të sinqertë politik nuk ka sfidë që nuk mund të kalohet.
“Kufiri mund dhe duhet të jetë urë e jonë e përbashkët. Urë e cila lidh njerëzit idetë dhe mundësit. Urë pëmres të cilës flasim dhe flitet për besim, bashkëpunim, shkëmbim ekonomik, zhvillim të kulturës dhe të turizmi. Urë të cilën do ta kalojnë miliona qytetarë, por edhe miliona shpresa dhe plane. Kjo inicaitvë dhe nismë është vërtetim që kur ekziston vullnet i sinqertë politik, vizion i përbashkët dhe çasje pozitive nuk ka sfidë që nuk mund të kalohet”.