Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është takuar sot me Sali Berishën, ish-president dhe ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë, si dhe kandidat aktual për kryeministër, përcjell TS.

Përmes një postimi në Facebook, Mickoski ndau fotografi nga takimi, duke e cilësuar atë si një mundësi të rëndësishme për shkëmbim mendimesh dhe qëndrimesh mbi zhvillimet politike dhe shoqërore në rajon.

“Takimi përfaqësonte një mundësi për përmirësimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit mes popujve fqinj,” shkroi Mickoski. Ai shtoi se u diskutua edhe për sfidat me të cilat përballen forcat demokratike në Ballkan, si dhe për rëndësinë e forcimit të vlerave evropiane dhe ruajtjes së stabilitetit në rajon.

Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për rajonin, me theks në forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërfqinjësor
Ndryshe, në Shqipëri është fushatë zgjedhore ku me 11 Maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Në sondazhet e fundit thuhet se Ps-ja dhe Edi Rama janë fitues të zgjedhjeve. ./TS/