Skandaloze! Ministria e kulturës dhe turizmit ka publikuar rezultatet e konkursit për financimin e projekteve kulturore në kuadër të programit “Evropa Kreative 2025”, ku janë ndarë 5 milionë denarë – dhe asnjë kompani apo organizatë shqiptare nuk është përzgjedhur!

A është kjo barazi dhe përfaqësim i drejtë në kulturë? A është kjo bashkëqeverisje?

Koalicioni VLEN, që pretendon se përfaqëson shqiptarët në qeveri, duhet të japë llogari: Si është e mundur që shqiptarët të mos jenë përfaqësuar fare në një fond kaq të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe turizmit?

Ministria ka shpërblyer vetëm struktura maqedonase të afërta me partinë maqedonase në pushtet, duke përjashtuar krejtësisht zërin, krijimtarinë dhe identitetin kulturor shqiptar.

Ky është përjashtim sistematik dhe heshtja e përfaqësuesve shqiptarë është bashkëfajësi!

A është ky standardi i “bashkëjetesës”?
Ku është transparenca, ku është barazia, ku janë shqiptarët në këtë shtet?