Minj në shkollën fillore “Panajot Ginovski” në Butel të Shkupit, prindërit thonë se nuk do t’i çojnë fëmijët në shkollë

Në shkollën fillore “Panajot Ginovski” në Butel të Shkupit janë parë minj edhe brenda objektit shkollor, gjë për të cilën janë ankuar prindërit e nxënësve, që siç thotë, nuk do t’i dërgojnë fëmijët më në shkollë. Prindërit janë ankuar për mungesë higjiene në përgjithësi e sidomos për tualetet.