Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misjallovski, ka deklaruar se ministria të cilën drejton ai, ndan mbi 32 për qind nga buxheti për modernizim të Armatës , e që është sipas tij, mbi 20 për qind se sa që kërkon NATO. Ai ka informuar se këtë vit përfundon marrëveshja që e kanë me Turqinë , ndërsa deri në fund ai tha se pritet të arrijnë edhe disa raketa nga Turqia.
“Kemi më shumë marrëveshje për modernizim. Punojmë për t’i përfunduar marrëveshjet për arritje të ‘strajkerëve’ dhe shpresojmë se do të arrijnë deri në fund të këtij viti siç është marrëveshja. Gjithashtu, edhe autommjetet e tjera ‘JLTL’ të cilat duhet të arrijnë këtë vit në pajtim me marrëveshjen me SHBA-në. Këtë vit përfundon marrëveshja me Turqinë dhe duhet të arrihet tërë ajo që është paraparë me marrëveshjen e tyre, arrijnë edhe raketat ‘mistral’, haubicat ‘boran’ nga Turqia”.
Ministri theksoi se po bëhen edhe përpjekje që të realizohet edhe marrëveshja me “Leonardo”-n për furnizimin me helikopterë për të cilën tha se ka sfida të mëdha.
“Punojmë shumë dhe na ndihmon kompania e cila ndoshta është një prej konsultantëve më të mirë juridik në Evropë për t’i tejkaluar të gjitha sfidat juridike që ndodhën në të kaluarën. Janë bërë shumë gabime dhe marrëveshja është nënshkruar në shpejtësi. Po bëjmë përpjekje t’i mënjanojmë të gjitha sfidat dhe helikopterët të arrijnë vitin e ardhshëm”.
Misajllovski gjithashtu njoftoi se ndahen edhe më së shumti mjete për riparimin e objekjteve në kazerma, për riparim të objekteve që janë në njësitë rajonale, sepse siç tha, janë disa në gjendje katastrtofale, ndërsa shtoi se Ministria në tërësi i paguan mjetet në pajtim me marrëveshjen kolektive dhe tha se për atë shpenzohen para mjaft nga buxheti.