Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.

Në aksin Peshkopi Maqellarë dhjetëra mjete janë bllokuar në dy pika një tek ura e Melanit, dhe një bllokim tjetër tek malorja e Dovolanit.

Reshjet vijojnë me intensitet të lartë dhe në këto momente në këto pika ka mbi 20 cm dëborë. Kompania për mirmbajtjen e rrugës ka nxjerë 4 mjete borëpastruese dhe po punon për hapjen e saj.

Ndërkohë një pjesë e shoferëve janë gjendur të papërgatitur pasi kanë hequr gomat e dimrit, pasi afati 15 Mars ka kaluar.

Situatë e njëjtë është edhe në aksin Peshkopi-Kukës ku trashësia varion deri në 30 cm në Kalanë e Dodës, por nuk raportohen bllokime.