Aktualisht, në spitalet e vendit janë të shtruar gjithsej shtatë pacientë nga personat e lënduar në tragjedinë në Koçan, prej të cilëve 4 pacientë janë të hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naum i Ohrit”, 1 pacient në Klinikën e Toksikologjisë dhe dy pacientë në spitalin privat “Sistina”.

Në qendra mjekësore jashtë vendit janë hospitalizuar 64 pacientë.

Gjatë ditës së sotme pritet që katër pacientë të kthehen nga trajtimi në spitalin “Pirogov” në Republikën e Bullgarisë.

Ndryshe, aktualisht po bëhet kategorizimi i pacientëve sipas nevojave për rehabilitim, me qëllim të sigurimit të trajtimit të duhur të mëtejshëm për të lënduarit.