Kryeministri Edi Rama thotë se nderimi që iu bë me medaljen presidenciale të Izraelit, ishte në fakt një vlerësim për popullin shqiptar.

Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se shqiptarët u bënë mburojë për hebrenjtë.

“Ai vlerësim, është vlerësim për popullin shqiptar, që i dhanë mësim Europës dhe botës. Ishin shqiptarë që u bënë mburojë e hebrenjve. Është një mësim që askush nuk duhet ta harrojë”, theksoi ai./abcnews.al