Në Kodrën e Diellit mëngjesin e sotëm u mat temperatura më e ulët, -12 gradë Celsius, kurse në Krushevë ka më së tepërmi borë, 24 centimetra borë, njofton DPHM.
Shtresa e borës është 22 centimetra në Manastir, 18 në Ohër, 14 në Hanet e Mavrovës, 12 në Kodrën e Diellit, 7 në Pretor, 5 në Tetovë, 4 në Berovë dhe 1 centimetër në Prilep.
Deri në orën 08:30 janë matur -7 gradë në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -6 në Ohër, -5 në Tetovë dhe Pretor, -4 në Manastir dhe Berovë, -3 në Kriva Pallankë, -2 në Prilep dhe Vinicë, -1 në Kumanovë dhe Shtip, 0 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid dhe Straumicl, 1 në Veles dhe Demir Kapi, 2 në Kavadar, si dhe 4 gradë në Gjevgjeli.
Në 24 orët e fundit më së shumti reshje ka pasur në Pozharanë, 22 litra për metër katror, 21 litra kanë reshur në Krushevë, 19 në Ohër dhe Hanet e Mavrovës, 15 në Tetovë, 14 në Manastir, 13 në Pretor, 10 në Kodrën e Diellit, 6 në Vinicë, 5 në Prilep, 4 në Berovë, 3 në Kriva Pallankë, 2 në Shkup-Petrovec dhe Shkup-Zajçev Rid, si dhe 1 litër për metër katror në Shtip, Demir Kapi dhe Strumicë.
Gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar veriore, me shpejtësi prej mbi 70 kilometra në orë, ndërsa në disa vende do të ketë kushte për reshje të dobëta bore. Temperaturat e mëngjesit në disa vende do të jenë negative, ndërsa të ditës në rritje graduale.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 1 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 3 deri në 11 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 8 gradë.