Mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 8, ndërsa maksimale prej 18 deri 25 gradë.
Në Shkup, mot me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të ulet deri 6, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 25 gradë.
Në ditët në vijim do të ketë mot me diell dhe më të ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë mesatare veriore.