Nga nesër 09.04.2025 e deri të premten 11.04.2025 në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç bëjnë të ditur nga MPB, kjo ndodh për shkak të vizitës zyrtare të H.E. Urshka Klakoçar Zhupançiq, kryetare e Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë.

“Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën e qytetit të Shkupit. SPB Shkup u bënë thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhërat e dhëna nga zyrtarët policorë”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.