Pas ditëve me temperatura të larta që arrinin deri në 33 gradë, në ditët në vijim do të ketë ndryshim të motit, shkruan Alsat.
Nga nesër temperaturat do të ulen për dy gradë, ndërsa për këtë fundjavë sinoptikët parashikojnë rënie më të madhe të temperaturave, reshje shiu, bubullima dhe breshër.
“Gjatë ditëve të fundjavës, temperatura ditore në krahasim me atë që do ta kemi sot do të jetë për pesë deri në gjashtë gradë më e ulët, në interval prej 16 deri në 22-23 gradë. Por, përsëri do të ketë pjesërisht vranësira me reshje shiu, mot jostabil në formë të stuhive. Do të kemi procese më intensive me reshje të dendura, shkarkime të shpeshta elektrike, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshrit”, tha Julijana Fidanoska Mishkoska– sinoptikane.
Sinoptikët paralajmërojnë stabilizim të motit dhe kthim në normalitet me diell nga java e ardhshme.