Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tashmë ka ofruar gatishmëri të plotë për konsultime me liderët e partive, kurdo që ata e shohin të nevojshme, deklaroi Bekim Kupina, këshilltar për media.

Presidentja Osmani, nëpërmjet letrës drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, më 16 prill, tashmë u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime lidhur me situatën në Kuvend, kurdo që ata e shohin të nevojshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume