“Duam pastërti, duam pastërti…”.

Kryetari i komunës së Butelit Darko Kostovski, protestat e prindërve para shkollës “Panajot Ginovski” tha se janë të ndikuara nga politika. Ai tha se në këtë shkollë nuk ka minj dhe është paraqitur vetëm një. Ai shtoi se sipas procedurave ligjore është bërë dezinfektimi i objektit të shkollës dhe nxënësit mund të vazhdojnë me mësimin.

“Nuk ka atje minj, aty është një mi i huaj, për momentin po spërkatet. Nuk duhet të zmadhohen gjërat, kur në të vërtetë nuk ka nevojë. Po është paraqitur mi, sikur në shumë vende tjera që po paraqiten, në institucione shtetërore, por nuk po bëhet politikë. Këtu provon BDI-ja paaftësinë e tyre ta shndërrojë në politikë, por nuk do të ketë sukses, veçanërisht në Butel nuk ka”, tha Darko Kostovski – kryetar i Komunës së Butelit.

I pyetur edhe për papastërtinë e tualeteve të shkollës Kostovski tha se do të punësohet edhe një punëtor i higjienës.