Më 16.04.2025 rreth orës 23.45 në SPB Shkup, Е.S. nga Shkupi denoncoi se në një kazino në Radishan disa persona, nga të cilët njërin e ka njohur, e kanë sulmuar fizikisht dhe ia kanë marrë paratë. Sipas denoncimit, ai ka qenë duke luajtur ruletë dhe pasi ka fituar para, ka goditur ruletën dhe e ka thyer xhamin, emë pas e ka thirrur rojen e sigurisë në zyrë, ku personat kanë ardhur dhe e kanë sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS