Pasditën e djeshme, një trup njeriu i pajetë është nxejrrë nga ujërat e lumit Vardar në zonën e fshatit Çegran.
Trupi është vërejtur nga një person nga fshati fqinj, Tumçevisht, i cili rastin e ka paraqitur në polici.
Trupi i pajetë është nxjerr nga lumi nga një ekipi i Zjarrfikësve të Gostivarit dhe i njejti me urdhër të prokurorit është dorëzuar për autopsi.
“Me datë 27.04.2025 rreth orës 18.35 në SPB Tetovë, personi B.D. nga fshati Tumçevisht i Gostivarit, ka raportuar se kishte vënë re një trup njeriu në ujërat e lumit Vardar, në zonën e fshatit Çegran, pranë urës. Trupi është nxjerr nga uji nga Ekipi Territorial i Zjarrfikësve të Gostivarit dhe me urdhër të prokurorit publik, është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.