Nora Istrefi, këngëtarja e njohur dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes, ka rikthyer sërish vëmendjen e mediave me paraqitjen e saj më të fundit. Nora, po duket perfekt në performancat dhe fotot e reja.
Thashethemet për jetën e saj private nuk mungojnë asnjëherë. Prej ndarjes së shumëpërfolur me Robert Berishën, Nora ka qenë më e rezervuar se zakonisht, por burime pranë saj thonë se këngëtarja po e jeton jetën me shumë kujdes për veten dhe për vajzën e saj, Rene.
Rene është kthyer në qendrën e botës për Norën, shkruan “Kosovarja”.
Ajo nuk e fsheh se e bija është motivimi më i madh për të ecur përpara, dhe shpesh ndan momente të ëmbla me të në rrjetet sociale.