“Nuk është koncept i bajraktarizmit” – Mexhiti: Nuk është me rëndësi se cili do të jetë kryetar i VLEN-it

Për shkrirjen e VLEN-it në një parti të vetme, Izet Mexhiti tha se nuk është me rëndësi se cili do të jetë kryetar se ka vend mjaftueshëm vende në udhëheqësi, që siç thotë nuk është koncept i bajraktarizmit, por thirrje nga votuesit se duan vetëm dy tabore politike, shkruan TV21. Mexhiti tha se shkrirja e VLEN ka filluar që nga viti i kaluar që përmendi se kanë Qendra për Informim, organizimi i PR bëhet nga të gjitha subjektet që janë pjesë e koalicionit.
“Nuk është me rëndësi se cili do të jetë kryetari, ka vend aty në udhëheqësi. Dikush do të jetë kryetar, dikush sekretar, dikush nënkryetar. Pra nuk është koncept i bajraktarizmit, është pra thirrje nga qytetarët, thirrje nga votuesit, se shqiptarët duan si në Shqipëri edhe Kosovë, apo edhe si te pala maqedonase, të ketë dy tabore. Për hir të së vërtetës, këtë proces të shkrirjes veç më e kemi filluar vitin e kaluar, sa për informim, Qendra për Informim pra nuk është e subjekteve partiake, por është e VLEN-it në përgjithësi, ku marrin pjesë gjitha subjektet, edhe z.Taravari me Aleancën, ne kemi Komisionin Kadrovik që përbëhet edhe nga z.Taravari, nga përfaqësues edhe nga Aleanca edhe nga gjitha 3 subjekte të tjera, po ashtu edhe organizimi i PR-it është i përbashkët, pra prej poshtë veç më ka filluar shkrirja e VLEN-it dhe kjo nuk mund të mohohet se për këtë ka fakte, mirë po këtë e ka shpejtuar edhe ky proces, sepse nëse z.Taravari mendon se mund të ketë dy opsione, dhe për ta parandaluar dmth spekulimet se.. dhe për të dalë me vizionin e qartë, ne tham që është koha më t’i mbyllim këto tema dmth të ndarjeve, po të shkojmë drejt bashkimit, drejt unifikimit, drejt ndërtimit të VLEN-it si një koncept politik”, tha Mexhiti.