Aktori i famshëm, George Clooney, ndihet jashtëzakonisht me fat që ka takuar bashkëshorten e tij, Amal, me të cilën u martua në vitin 2014.

63-vjeçari është shprehur se ata po kalojnë një kohë vërtet të mrekullueshme së bashku dhe deri më sot nuk kanë pasur asnjë grindje.

Teksa dha një intervistë, Clooney u shpreh se me gruan që ka në krah ndihet sikur ka kapur jackpot-in.

“Mbaj mend që ishim këtu me ju disa kohë më parë dhe mbaj mend që thamë se nuk do të kishim kurrë një grindje. Ende nuk e kemi bërë. Ne po përpiqemi të gjejmë diçka për t’u zënë”, u shpreh ai në “CBS Mornings”.

“Ndihem jashtëzakonisht me fat që kam takuar këtë grua të jashtëzakonshme. Ndihem sikur kam fituar jackpot-in. Nuk ka ditë që të mos mendoj se jam njeriu më me fat në botë”, shton George.

Çifti janë prindër të binjakëve 7-vjeçarë Alexander dhe Ella.

“Fëmijët tanë janë shtatë, gati tetë vjeç, që është një moshë mjaft e madhe. Ata janë vërtet kurioz dhe qesharak. Çdo prind mendon se fëmijët e tyre janë të mrekullueshëm por fëmijët tanë janë komik dhe na bëjnë të qeshim”, tha aktori 63-vjeçar.