Vakte të ngrohta po shpërndahen për palestinezët e zhvendosur në Gaza që përballen me uri të rëndë për shkak të bllokadës së vazhdueshme të Izraelit, raporton Anadolu.
Në zonën Al-Mawasi të qytetit Khan Younis në jug të enklavës, organizatat e ndihmës u siguruan ushqim familjeve që strehoheshin në tenda mes krizës humanitare.
Radhë të gjata u formuan derisa shumë njerëz, përfshirë fëmijë, prisnin me durim për një porcion të vetëm ushqimi.
Izraeli ka mbyllur pikat kufitare të Gazës për ushqim, furnizime mjekësore dhe ndihmë humanitare që nga 2 marsi, duke shkaktuar katastrofë humanitare që po thellohet.
Së fundmi, UNRWA-ja paralajmëroi se Gaza është në prag të “urisë ekstreme” për shkak të bllokadës së vazhdueshme.
Më 18 mars, ushtria izraelite rinisi sulmet e saj ndaj Rripit të Gazës, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve të 19 janarit me grupin palestinez të rezistencës Hamas.
Të paktën 52.300 palestinezë janë vrarë në Gaza në sulmet brutale izraelite që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.