SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Koçan ndaj G.A. (37), B.Ç. (23) dhe R.Gj. (60), të tre nga Strumica, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “rrëmbim” sipas nenit 144 paragrafi 1 i Kodit Penal. Më 06.04.2025 në ora 14:40, në një fshat të Berovës, zyrtarë policorë nga SPB Berovë i kanë privuar nga liria G.A. (37), B.Ç. (23) dhe R.Gj. (60), duke vepruar pas një kallëzimi të mëparshëm se nga shtëpia familjare e D.V. (59) nga Dellçeva, me përdorimin e forcës, ata e kishin marrë bashkëshorten jashtëmartesore 32-vjeçare të djalit të tij dhe ishin larguar nga vendi me një veturë “Audi” me targa të Strumicës. Më 07.04.2025 personat janë nxjerrë para gjyqtarit të procedurës paraprake në gjykatën e Koçanit, me ç’rast R. Gj. i është caktuar arrest shtëpiak, ndërsa G.A. dhe B.Ç. janë dërguar në paraburgim për 30 ditë.