SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër P.N. (60) nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “shkelje e të drejtave nga pronësia industriale dhe përdorim i paautorizuar i një firme të huaj”. Më 21.01.2025, gjatë një kontrolli aksional në një pikë shitjeje në Tetovë, pronë e të kallëzuarit, është konstatuar se në objekt është kryer shitje e mallrave tekstile, respektivisht markave tregtare që janë të mbrojtura dhe nuk përputhen me dispozitat për pronësi industriale.