SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër V.G.(37) nga Makedonska Kamenica, drejtor i shkollës fillore në Makedonska Kamenicë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „pengimi i drejtësisë“. Në periudhën prej 05.12.2024 deri më 14.02.2025, me synimin që të pengojë dhe të vështirësojë dëshmimin e procedurës paraprake penale që zhvillohet para Prokurorisë Themelore Publike Dellçevë për dëshmimin e vërtetësisë së certifikatës për njohjen e gjuhës angleze, i denoncuari nga dosja e tij personale në shkollë e ka marrë certifikatën dhe tekstin, të cilat ishin vërtetuar me vulë nga notari dhe më 14.02.2025, para se të filojë me punë drejtori i ri, e ktheu dosjen pa dokumentet e përmendura.TS