Moti sot do jetë pjesërisht me vranësira, me reshje të dobëta shiu në mëngjes. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar dhe në pjesët lindore do të fryjë erë e fortë nga veriu (mbi 70 km/h). Në Shkup me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.