Real Madridi tani është duke u fokusuar në finalen e Copa del Rey, një kompeticion në të cilin madrilenët shpresojnë të kenë një ndikim të rëndësishëm. “Los Blancos” do të përballen me një provë të vështirë dhe vendimtare këtë të shtunë në La Cartuja. “Dy titujt që kemi në lojë, pa llogaritur Kupën e Botës për Klube, varen nga mposhtja e Barcelonës”, deklaroi Ancelotti para mediave.

“Nëse duam të fitojmë të dyja kompeticionet, duhet t’i fitojmë këto dy ndeshje. Ne do të duhet të bëjmë mirë në ndeshjen e ardhshme dhe të fokusohemi në finalen e Kupës. Jemi të sigurt se mund ta bëjmë këtë dhe të arrijmë diçka, në lidhje me këtë duhet të ndryshojmë, natyrisht”, shtoi më pas trajneri italian. Këto fjalë bënë të qartë rëndësinë e fitimit të trofeut të Kupës së Mbretit, pasi situate brenda madrilenëve në javët e fundit nuk kanë qenë aspak pozitive.

Për më tepër, fakti që finalja është kundër Barcelonës e bën atë edhe më të rëndësishme, aq më tepër që bota e futbollit do t’i ketë sytë në fushën e stadiumit La Cartuja. Kjo shpjegon pse Florentino Perez pati një takim të rëndësishëm me lojtarët e tij në orët e fundit për të diskutuar mbi Copa del Rey, raporton “Diario OK”.

Presidenti i Realit të Madridit raportohet se u ka premtuar lojtarëve një bonus të veçantë nëse mposhtin Barçën, përtej atij të rënë dakord tashmë për turneun eliminator, kjo është një shtesë me sa duket ekstra e momenteve të fundit, si një motovim më shumë për t’u rikthyer tek suksesi dhe për të harruar sa më shpejtë eliminimn nga Champions.