Para pak çastesh ka përfunduar takimi i liderëve te koalicionit VLEN që është zhvilluar në selinë e Alternativës në Shkup.
Pas përfundimit asnjëri nga liderët nuk dha deklaratë por kishin autorizuar deputetin Bekim Qoku ku i cili deklaroi se nuk ka marrëveshje dhe se bisedimet vazhdojnë.
Qoku shtoi se takimet do të vazhojnë brenda javës që vjen.
Sa i përket asaj se a do të largohet ose jo Taravari, ai tha se si VLEN qëndrojmë kompakt, stoik dhe të bashkuar.
“Biseduam për zgjedhjet e radhës, për takimet e radhës, ishte në frymën krejtësisht miqësore dhe kolektive, do të bisedojmë në detaje se ku në cilat komuna do të shkojmë bashkarisht, pra ishte takim i radhës pozitiv në frymën e bashkëpunimit, Absolutisht ne jemi bashkë, ne jemi VLEN, vazhdojmë si subjekt i përbashkët dhe mbetet të diskutohen vetëm detajet dhe komunat se si do të ndahen në mënyrën më të mirë të mundur. Ne nuk kemi pasur mosmarrëveshje, ne kemi pasur disa mendime të ndryshme që është në çdo subjekt politik, ndodh edhe në partitë individuale”, tha Qoku.