Peshku “búfalo me gojë të madhe”, një specie e veçantë që jeton në SHBA dhe Kanada, është shpallur si peshku më jetëgjatë në botë. Studimet tregojnë se ai mund të jetojë mbi 100 vjet, madje janë gjetur ekzemplarë deri në 127 vjet, pa shfaqur shenja të plakjes biologjike.
Ky peshk, që konsiderohej për një kohë të gjatë si i zakonshëm, ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për t’u përshtatur me kohën. Studimet mbi telomeret dhe qelizat imune kanë treguar se ai nuk përjeton plakje të zakonshme si kafshët e tjera, përkundrazi, sistemi i tij imunitar përmirësohet me kalimin e viteve.
Megjithatë, pavarësisht jetëgjatësie së madhe, ky peshk po përballet me një krizë të rëndë të riprodhimit. Në liqenin Rice, në Minnesota, që prej më shumë se 60 vjetësh, asnjë gjeneratë e re e kësaj specieje nuk ka arritur të mbijetojë.
Shkaku kryesor i kësaj situate është përplasja me ciklin e riprodhimit të grabitqarëve të tjerë, si peshku “lucio”. Ky i fundit vendos vezët muaj më parë, duke bërë që larvat e tij të rriten dhe të ushqehen me peshqit e vegjël “búfalo”, duke ulur ndjeshëm mbijetesën e tyre. Ndërsa peshqit e moshuar vazhdojnë të jetojnë gjatë dhe të mbeten të shëndetshëm, mungesa e brezave të rinj rrezikon të çojë specien drejt zhdukjes në të ardhmen.