Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale pamje nga prapaskenat e videoklipit më të ri, i cili vjen në bashkëpunim me reperin e njohur Ledri Vula.

Projekti muzikor, i cili u lansua disa javë më parë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave përmes energjisë pozitive dhe kimisë artistike mes tyre.

Në fotot që Xhensila publikoi së fundmi, shihen momente spontane dhe të sinqerta nga sheshi i xhirimeve – qeshje, përqafime dhe bashkëpunim i ngushtë mes ekipit krijues.