Me datë 21.04.2025 në ora 15.00 në rrugën rajonale Tetovë-fshati Jazhincë, në hyrje të fshatit Tearcë e Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin E.A.(28) nga fshati Poroj Tetovës, i cili me shpejtësi prej 103 km në orë, në zonë të banuar, drejtonte automjetin e udhëtarëve ,,Volkswagen Golf” me targa të Tetovës në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km në orë. Ndërsa, në orën 18:54 në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të vendit të quajtur ,,Uji i ftohtë”, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin S.R.(35) nga fshati Gjermë e Tetovës, i cili me shpejtësi prej 173 km në orë, drejtonte automjetin e pasagjerëve BMW me targa kombëtare gjermane në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km në orë, jashtë zonës së banuar.
Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzim nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.