Ekipet policore të Tetovës dje kanë arrestuar dy persona, tek të cilat u janë gjetur qese plastike me mariuhanë, njofton TS.

“Më datë 04.06.2020 në ora 00:00 në Tetovë, në kryqëzimin e rrugës ,,172″ me rrugën e ,,Ilindenit”, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personat F.M.(26) dhe A.I. (21) të dy nga Tetova. Gjatë një kontrollit tek F.M. janë gjetur dhe konfiskuar tre qese të vogla plastike me marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policorë për veprime të mëtejshme dhe do të përgaditet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë./TS