SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër M.L. (46) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve apo materialeve shpërthyese”. Më 16.02.2025, nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast gjetën dhe sekuestruan një pistoletë “Cërvena Zastava”, kalibër 7.65 mm, me kornizë dhe plumba të kalibrit 7.65 mm.TS