Ekipet policore të Tetovës dje ka arrestuar një person nga fshati Pirok, tek i cili është kryer bastisje dhe janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë gazi, pesë gëzhoja dhe shtatë fishekë të kalibrit 9 milimetra, si dhe është sekuestruar një celula, njofton TS.
“Më datë 05.04.2025, në ora 13:20. në fshatin Pirok pjestarë të policisë nga SOB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.Sh. (26) nga i njëjti fshat. Në banesën dhe ambientet ndihmëse të tij, si dhe në një lokal bastesh sportive, e cila ndodhet në kuadër të shtëpisë së tij familjare, është kryer bastisjenë bazë të urdhrit të Gjykatës. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë gazi, pesë gëzhoja dhe shtatë fishekë të kalibrit 9 milimetra, si dhe është sekuestruar një celular. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse, thuhet në njoftimin e policisë./TS.