Ekipet policore të Tetovës dje kanë arrestuar dy persona, babain dhe djalij e tij gjatë një bastisje në fshatin Pirok, njofton TS.

“Mëdatë 05.04.2025, në fshatin Pirok, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të mëparshëm të gjykatës, ka bastisur shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të A.H.(30) nga i njëjti fshat. Gjatë bastisjes është gjetë dhe sekuestrua një pistoletë e markës “SMITH Wesson” e kalibrit 9 milimetra me një kornizë me 15 fishekë, i të njëjtës armë, të cilën e posedonte me leje babai i tij K.H.
A.H dhe K.H. janë thirrur në stacionin policorë për bisedë zyrtare në lidhje me veprën penale nga neni 396 i Kodit Penal të RMV. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse”, njofton SPB e Tetovës./TS