SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër М.А.(34) nga f.Gradishtë, rrethi i Kumanovës, për
 shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „braktisja dhe maltretimi i fëmijës së mitur“ sipas nenit 201 të Kodit Penal. Më 08.02.2025 në një zonë të f.Kuçkarevë, rrethi i Kumanovës, i denoncuari nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar traktorin, në të cilin e ka transportuar fëmijën e tij 12 – vjeçar, dhe i cili ka qëndruar për një periudhë më të gjatë në temperatura të ulëta dhe në këtë mënyrë e ka rrezikuar shëndetin e tij.TS