Ekipet policore të DPB Gostivarit gjatë një aksioni në zonën e Gostivarit, kanë zbuluar tri automjete nga transportuesit të cilët kryenin transport publik pa licencë, njofton TS.

“Më datë 04.05.2025, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, duke vepruar sipas Aksionit operativ “Komunikacion i sigurt” në zonën e Gostivarit, kanë zbuluar tri automjete nga transportuesit të cilët kryenin transport publik pa licencë. Pas dokumentimit të rasteve, do të përgatiten parashtresat përkatëse”, njofton policia./TS