Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Siç njofton LAMM, prej nesër do të ketë ndryshim të përkohshëm në komunikacion në pjesën e rrugës shtetërore A2 – seksioni Zhelinë – Tetovë, ndërmjet pompës së benzinës Makpetrol dhe hyrjes veriore të Tetovës. Në këtë pjesë të rrugës do të bëhet xhirim gjeodezik dhe një korsi e komunikacionit do të jetë e mbyllur në disa faza. Punët do të zgjasin deri në përfundimin e tyre.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.