Qendra e Komunitetit Shqiptar në Texas, ishte organizatore e një ngjarjeje të veçantë për të gjithë dashamirësit e poezisë dhe kulturës shqiptare. Manifestim letrar për promovimin e librit “Udhë dashurie”-“Love Journey” të autores Sadije Aliti. Bashkërisht e shënuan këtë arritje të autores, botimin më të ri të librit me poezi në dy gjuhë shqip dhe anglisht.
Në fjalën përhëndetëse, Kryetari i Komunitetit Shqiptar Amerikan në Texas, Visar Visoka theksoi: “Faleminderojmë poeten Sadije Aliti që na mblodhi ketu e na bëri bashkë në këtë aktivitet kulturo-letrar, është nder që je në mesin tonë faleminderoj edhe anëtarët e bordit të cilët çdo herë me mundin dhe kontributin e tyre janë të gatshëm, janë pranë komunitetit për çdo organizim, faleminderoj edhe familjen Ceka, zotëri Brunon, Nexhatin, Sheron e Hatixhen që e sollën peten në mesin tonë”.
“Ky eveniment është shumë i rëndësishëm, i dëshiroj mirëseardhje poetes nga trojet tona, librat e botuar flasin për punën dhe mundin e dhënë, e përkthyer në disa gjuhë, unë si njeri që e dua kombin tim, flamurin tim e faleminderoj për pjesëmarrje, por ju faleminderoj edhe juve të pranishmit për praninë tuaj”- tha mes tjerash veprimtari i palodhshmëm për çështjen shqiptare Bruno Ceka.
Aktiviteti me shumë elegancë u moderua nga Ingli Laci, i cili njëherë lexoi edhe biografinë e autores.
“Poezia ndërlidh figura të shumta letrare e stilistike te libri i poetes domiante është lirika, ajo me shumë mall e emicion na shetit në të gjitha trojet shqiptare, sa na dërgon në Çamëri, sa në Tetovë, sa në Bjeshkët e Rugovës, sa në Bjeshkët e Sharrit, në bregdetin e Ulqinit, e në Prishtinë, për mua është satisfakcion të lexoj vargje të tilla sepse aty ka shumë mall, është e veçantë poezia, Unë e Prishtina, pasi kujton kohën studentore të shumë gjeneratave që studiuan aty. E njejtë është edhe poezia Arvanites, që po bën një ecejakje nëpër gjeografinë shqiptare, mund të veçohet edhe poezia dedikuar mbretëreshës Tetutë, apo edhe poezia që flet për vdekjen e mbretëreshës. Autorja me kurajo shkruan edhe për kurbetin, janë shumë emocionuese edhe poezitë për kurbetin, sidomos te poezia Mall mërgate. Por edhe për mollët e Tetovës”- tha mes tjerash aktori dhe artisti Hysen Zeqaj i cili bëri një vështrim rreth librit dhe interpretoi disa poezi.
Dhuratë emocionale të vargjeve poetike të këtyre poezive kaq të bukura të sjellura me lexim në gjuhën agleze para të pranishmëve sollën Fleta e Era Zeqaj. Gjithmonë është thënë se poezisë, princeshës së artit, i ka hije edhe jehona e muzikës, me dashamirësi dhe ëmbëlsinë e tingujve interpretimi i poezive u shoqërua në piano nga maestro Mario Rapaj, përgjegjësisë së instrumentit, i cili i lejon pianistit të prodhojë nota me dinamikë të ndryshme, të prodhojë tinguj të bukur dhe mbresëlënës.
Sadije Aliti, në fjalën e rastit faleminderoi me shumë dashamirësi të pranishmit dhe Kryesinë dhe anëtarët e Komitetit për një organizim të shklqyeshëm të promovimit. “Kënaqësi e veçantë është që gjendem këtu në Dallas në mes të shqiptarëve nga e gjithë gjoegrafia shqiptare, është edhe një sukses i krijimtarisë artistike që të realizoj një takim me mërgatën shqiptare këtu, me nxënësit e shkollës shqipe dhe mësimdhënësit, se gjuha shqipe e flamuri janë ato që po na mbajnë bashkë ndër shekuj, uroj që trashëgia shqipe këtu të jetojë sa vetë jeta”.
Qendra e Komunitetit Shqiptar në Texas, AACC TX poeten Aliti e nderoi me një mirënjohje për kontributin e dhënë në pasurimin kulturës dhe letërsisë shqipe. Imagjinata krijuese e poeteshës Sadije Aliti le të rrugëtojë në rrugëtimin e gjatë krijues edhe në vepra tjera, imagjinata qoftë çdo herë e mbushur edhe me frymëzime të reja e të shumta.
tex peër media prill dallas-1