Sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, së bashku me ministrin e ekonomisë dhe punës, zëvendësministrin e ekonomisë dhe punës, sekretarin shtetëror në Ministrinë e Financave dhe këshilltarin në Kabinetin e kryeministrit, mbajtën takim me përfaqësuesit e sindikatave. U bisedua për pagën minimale, marrëveshjen kolektive dhe përfaqësimin e sindikatave.

Qëndrimi i Qeverisë lidhur me rritjen e pagës minimale është i qartë dhe i bazuar në ligj. Gjegjësisht, sipas ligjit, Qeveria është e obliguar ta përcaktojë nivelin e pagës minimale më së voni deri më 31 mars. Qeveria do të pranojë çdo marrëveshje mes sindikatave dhe punëdhënësve, në momentin kur ajo të arrihet në kuadër të dialogut ekonomiko-social.

Qeveria mbetet partner i punëtorëve dhe punëdhënësve dhe është e gatshme për dialog në çdo moment kur kjo të kërkohet nga palët në procesin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume