Në mars edhe në 8 ditët e para të muajit prill kemi rritje drastike të të ardhurave në buxhet. Pas fillimit pak të dobët në janar dhe shkurt kur në arkën shtetërore kanë hyrë 773 milionë euro apo 13.2% nga ajo që është planifikuar për këtë vit, në 39 ditët në vijim, d.m.th. në mars dhe një pjesë të prillit janë grumbulluar 659 milionë euro, me çka të ardhurat e përgjithshme janë 1 miliardë e 432 milionë euro apo 24.55% nga ajo që është planifikuar për vitin 2025. Rritjen e madhe të të ardhurave, të papritur dhe misterioze për opinionin, ministrja e financave e shpjegoi se në pjesën e dytë të muajit mars dhe në fillim të prillit, ministria e saj, DAP dhe Doganat në mënyrë drastike e kanë ashpërsuar pagesën e tatimeve, doganave dhe akcizave. Por, paratë kryesore që kanë kontribuuar për rritjen kanë ardhur nga të ardhurat e pa tatuara.

Në vendin tonë shumë pak institucione ndajnë dividendë, por edhe në kuptim më të gjerë këtu mund të përfshihen edhe kompanitë që kanë fitim neto pas tatimit. Këto institucione janë më shumë në numër.

Përndryshe në tremujorin e parë të këtij viti, edhe pse çdo ditë shohim se ka fushata edhe për investime të reja kapitale, ato shënojnë 9.53% nga planifikimi për këtë vit. Dimitrieska-Koçoska këtë e shpjegoi me atë që nuk është sezon ndërtimor, ndërsa tha se theksi i tyre është në projektet infrastrukturore që nuk ndërtohen në dimër. Por arsyeja kryesore për të dalat më të ulëta kapitale është për shkak të ndryshimit të metodologjisë për llogaritjen e kësaj pike. Për dallim nga më herët, si investim kapital numërohet vetëm ajo që me të vërtetë është realizuar në terren, e jo paradhënia apo garancia për projektet.

Përndryshe praktika e vjetër e gjitha qeverive të deritanishme ishte se për investime kapitale të vlerësohen edhe kur paratë transferohen te institucionet që duhet t’i realizojnë, pa ndërtuar asgjë, pas çka Qeveria këto mjete të parealizuara i ulte ose rialokonte.