Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në Malajzi për një periudhë që nuk kalon 30 ditë. Ky lajm është bërë i ditur nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, përmes një postimi në Facebook.

Me këtë vendim, shteti i Kosovës shton Malajzinë në listën e vendeve ku qytetarët mund të udhëtojnë pa pasur nevojë për vizë.

Lexo edhe:
​Sot pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit
Gërvalla e cilësoi këtë si një dëshmi të avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Ajo e përshëndeti këtë hap si një veprim pozitiv dhe shprehu mirënjohjen ndaj autoriteteve malajziane për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, që ndihmon në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy shteteve.